Albspirit

Media/News/Publishing

Si u bashkuan babë e bir pas 40 vjetësh

Histori shqiptare/ Si u bashkuan babë e bir pas 40 vjetësh

E tillë është historia e Pjetër dhe Lekë Shkozës. Sot babë e bir, respektivisht 105 dhe 64 vjeç, jetojnë pranë njëri-tjetrit, por deri 25 vite më parë, Pjetri dhe Leka nuk njiheshin.

Ishte viti 1951, kur Pjetër Shkoza, kundërshtar i regjimit të asaj kohe, ishte arratisur me të vëllanë në Amerikë. Në Laç la vajzën e vogël dhe gruan shtatzënë, nga e cila priste edhe një djalë, Lekën. Deri në ndërrimin e sistemeve, për 40 vjet me radhë, ai nuk mundi të vinte kurrë në Shqipëri.

“Lashë këtë djalë pa leje, Lekën, por edhe babanë kur ika. Megjithatë nuk krijova familje tjetër në Amerikë, kurrsesi!”, thotë Pjetri.

Komunikimi me familjen gjatë atyre viteve ishte shumë i vështirë, ndaj Pjetri kujton:

“Letrat tona kurrë nuk ua kanë dhënë familjeve. Vetëm çfarë shkruanin vetë ata, pasi letrat nuk pëfundonin asnjëherë tek familjet ashtu siç shkruaja unë. I di vetëm i madhi Zot se çfarë u kanë shkruar dhe sa kanë vuajtur familjet tona.

Ndonëse kushtet ku jetoja në SHBA ndryshonin rrënjësisht me të vendit tim Shqipërisë që sundohej nga regjimi komunist, mendja nuk më ndahej tek familja. Nuk njihja tim bir, Lekën që e  “braktisa” në barkun e nënës. Digjesha të takoja djalin tim si dhe të tjerë të afërm, por ishte e pamundur.”

Në vitin 1990 Pjetri dhe Leka do të takoheshin për herë të parë pas 40 vjetësh dhe jo në Shqipëri aty ku i qante zemra Pjetrit, por në në Budapest. Siç dhe tregon Leka tashmë 64 vjeç, asokohe ishte vetëm 39, për herë të parë do e takonte babanë e tij.

“Ishin çaste mallëngjyese për mua, rrëfen Leka, nuk e mendonim kurrë të takoheshim babë e bir pas kaq vitesh dhe ndarja pas dy javësh qëndrimi ishte shumë e vështirë, pasi nuk mendonim se do të bashkoheshim sërish.”

Por kjo ndodhi pas një viti, kur nisën proçeset demokratike në vendin tone, atëherë kur do të vinte përfundimisht në Shqipëri Pjetri.

Në moshën 40 vjeçare Pjetër Shkoza do të arrestohej me akuzën e kundërshtimit të regjimit komunist dhe do të dënohej së bashku me 36 persona të tjerë me vdekje. Afro dy vite radhazi Pjetri do të provonte turturat më të rënda dhe barbare, por asnjëherë nuk është nënshtruar. Ndërsa biseda me 105 vjeçarin Pjetër Shkoza është rrënqethëse, teksa tregon momentin ku 36 burrat intelektualë do të dilnin përpara togës së pushkatimit në mesnatë

“Gjatë dy vjetëve hetuesi në birrucat e burgut të Shkodrës kemi qëndruar të lidhur këmbë e duar pa ngrënë dhe në të ftohtët e acarrtë. Të pamëshirshëm ish-sigurimsat.

Ishte mesnatë, orët e fundit të 36 jetëve tona dhe oficerët do të na nxirrnin nga birucat për të na hipur në dy makina të burgut, pasi ekzekutimi do bëhej larg nga kampi. Oficerët na ngjitën një e nga një në makina, ndërsa njëri nga ushtarakët më tërheq duke më ndarë nga grupi dhe ky ishte një mik i babës tim, të cilit i kishte bërë nder do kohë më parë. Por, kjo nuk më entuziazmoi fare, pasi nuk doja të ndahesha nga shokët. Sakaq oficeri kishte për qëllim të më shpëtonte nga dënimi me pushkatim. Më kanë rkhtyer sërish në birucat e burgut gjë që e refuzova “mikun”. I kthehem oficerit të panjohur të bashkohesha dhe unë me shokët, por ai më kyçi në dhomat e vogla të burgut, kurse të tjerë nuk u khtyen më.”

Arratisja e Pjetrit ka ndodhur në vitin 1951 për t’u larguar përfundimisht nga vendi nën diktaturën staliniste, ku me mjaft burra dhe gra të pafajshëm janë pushkatuar pa gjyq. Arrita të ndahesha nga kjo diktaturë duke lënë gruan me Lekën në barkun e saj dhe një vajzë tre vjeçe. Për t’u arratisur larg vendit tim në në fillim në Jugosllavi, pastaj Itali dhe më vonë në SHBA-në e largët për t’u rikthyer në vendlindjen time pas plot 40 vitesh.

Pjetri, 105 vjeç nga Kurbini jeton me të birin Lekën./Ahmet Zani/27.al

Please follow and like us: