Albspirit

Media/News/Publishing

60 miliardë mesazhe në ditë në Facebook Messenger dhe WhatsApp

fb
Duket sikur ishte dje, kur SMS ishin metoda më e përhapur e komunikimit mes njerëzve, ndërsa sot, të shumta janë aplikacionet që kanë lindur dhe kanë konkurruar SMS-të. Aplikacione, të shumtë në numër, tashmë janë përhapur me shpejtësi, megjithatë mund të pohohet se “liderët” që kryesojnë janë Facebook Messenger dhe WhatsApp.

WhatsApp ka më shumë se 1 miliard përdorues aktivë, ndërsa Facebook Messenger ka kaluar shifrën e 900 milionë përdoruesve aktivë.

Gjatë konferencës vjetore të zhvilluesve, shefi ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, bëri të ditur se gjatë vitit 2015, Messenger është përhapur më shumë, ndërsa tani është shndërruar në aplikacionin e dytë më popullor në pajisjet iOS, pas Facebook-ut.

Zuckerberg zbuloi gjithashtu se brenda një dite dërgohen rreth 60 miliardë mesazhe në Facebook Messenger dhe WhatsApp së bashku. Sa për krahasim, vetëm 20 miliardë mesazhe SMS dërgohen çdo ditë në të gjithë botën. Numri i SMS-ve të dërguara bie për çdo person që pajiset me një smartphone.

Duhet parë se si do të vijojnë statistikat për SMS, megjithatë me shumë mundësi Facebook (që ka blerë edhe WhatsApp) do të vijojë të kryesojë.

Please follow and like us: