Albspirit

Media/News/Publishing

Ashley Graham do të moderojë Miss Amerika 2016

52 vajza të bukura nga e gjithë Amerika do të vijnë ne skenën e Miss Amerika 2016, për tu kurorëzuar më e bukura e SHBA. Është zbuluar edhe një pjesë e organizimit. Terrence ‘J’ Jenkins do të moderojë eventin ndërsa pranishme do të jetë edhe modelja e kolme Ashley Graham, e cila do të moderojë momente te caktuara në prapaskenë. Gjatë eventit të madh do të perfomojë grupi Backstreet Boys dhe Chris Young. Ndërsa Joe Zee, Ali Landry dhe Miss Amerika e dikurshme Crystle Stewart do të jenë anëtarët e panelit të jurisë. Sidoqoftë nga gjithçka që u përmend më lart, pjesa më e veçantë ishte pjesëmarrja e modeles Ashley, e cila prej muajsh të tërë përflitet për format e saj. Shpesh 28-vjeçarja e ka gjetur veten mes paragjykimesh të shumta rreth trupit të saj me forma, dhe faktit që është ndryshe nga gjithë modelet e tjera. Bujën më të madhe Ashley Graham e bëri pasi u bë pjesë e kopertinës së revistës ‘Sport’s illustrated’, dhe ishte hera e parë që revista vuri në krye një modele mbi peshën e zakonshme. Ashley Ann Graham, ka lindur në Nebraska dhe është 1.77 e gjatë. Ajo ka qenë active në modeling prej 16 vitesh tashmë.

image

 

 

Please follow and like us: