Albspirit

Media/News/Publishing

Autobusi me turistë shkrumbohet në mes të Krujës, 1 viktimë dhe 11 të plagosur

Lajmi i fundit

autobusiNjë ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në qendër të qytetit të Krujës. Sipas të dhënave të para, një autobus me turistë ka marrë flakë, pasi motori ka shpërthyer në ecje e sipër.

Policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë vënë flakët nën kontroll. Sipas dëshmitarëve, nga flakët ka humbur jetën një person. Viktima dyshohet të jetë femër dhe trupi i karbonizuar i saj ndodhet ende në autobus.

Nga ngjarja mësohet se ka disa të lënduar, të cilët janë dërguar në spitalin rajonal. Mësohet se 11 persona kanë pësuar lëndime serioze dhe po transportohen drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.

Mësohet se në autobus udhëtonin rreth 30 veta, kryesisht femra. Ata janë besimtarë të Kishës Ortodokse të Vlorës, të cilët ishin nisur për një ekskursion në Krujë.

Please follow and like us: