Albspirit

Media/News/Publishing

Gjest historik, vizita e Obamas në Hiroshima

Një gjest historik: si i pari president i SHBA-së Barack Obama vizitoi Hiroshimën në kuadër të samitit të G-7.

Japan Hiroschima Obama Kranzniederlegung Gedenkstätte

Më 6 gusht 1945 një avion bombardues amerikan hodhi mbi spitalin Shima në qendër të Hiroshimës bombën me emrin që tingëllonte si paqeder “Little Boy”. Një bombë e dytë goditi tri ditë më vonë qytetin Nagasaki. Këto ishin të parat e deri më sot të fundit sulme atomike në historinë e luftës. Të premten (27.05) Obama përkujtoi viktimat.

Gjatë ceremonisë pas Obamas qendron rënoja e kupolës së katedrales. Pothuajse pikërisht mbi skeletin e kësaj godine shpërthu bomba atomike. Nuk pati kërkim faljeje – ashtu siç ishte njoftuar. Por presidenti i SHBA-së kërkoi, që të nxirren mësime nga historia: “Ne kemi një përgjegjësi të përbashkët dhe duhet të përballemi me historinë. Ne duhet të pyesim veten, se çfarë duhet të bëjmë ndryshe, në mënyrë që të mos përsëriten kurrë më vuajtje të tilla.”

Japan Hiroschima Obama Kranzniederlegung Gedenkstätte

Pasi vendosi kurorën në monumentin përkujtimor presidenti i SHBA-së mbylli sytë për një lutje në heshtje. Obama kujtoi imazhet e 6 gushtit para 71 vjetësh, kur reja në formë kërpudhe e bombës atomike u ngjit mbi qiellin e Hiroshimës. “Bota këtu ndryshoi përgjithmonë. Por sot fëmijët jetojnë në paqe në këtë qytet. Sa e vlefshem është kjo!”, tha Obama.

Japan Hiroschima Obama Gedenkstätte Überlebende AtombombenabwurfBarack Obama përqafohet me një të mbijetuar nga bombardimi atomik i Hiroshimës

Vizita e Obamas ishte një moment i rëndësishëm për shumë njerëz në Hiroshima. Mijëra japonezë u mblodhën përgjatë rrugëve dhe parkut të paqes. Ata ishin në mënyrë të pazakontë të heshtur, në përkujtim. Ishte një vizitë mjaft simbolike. Një vizitë, që Barack Obama e ka pasur qyhs kur ka qenë student përzemër. Një vizitë që do të hyjë në histori.

Please follow and like us: