Albspirit

Media/News/Publishing

Po jetojmë në periudhën e Informacioneve të Përkohshme

 

TEKNO

Ne i kemi vendosur të gjithë njohuritë tona në internet dhe me anë të disa klikimeve mund të gjejmë çdo gjë. Por, kur e krahason me mjetet historike të përdorura, metodat tona të grumbullimit të informacionit janë shumë të përkohshme.

Vërtet mund të kemi shumë informacione tani, por nuk kemi menduar se si të ruajmë këtë informacion për gjeneratat e ardhshme. Marrim shembull anijen luftarake USS Nimitz.

Një nga anijet më të mëdha në botë së cilës i nevojitet shumë informacion për ta mbajtur të lundrueshëm. Çdo herë që del në det, nevojiten mbi gjysmë milion dokumente dhe diagrame, të cilat në kohën kur përdoreshin letrat nevojiteshin biblioteka për t’i mbajtur. Në epokën dixhitale këto info mund të ruhen në bite dhe bajte….Kjo ishte deri sa Marina zhvilloi programin CAD.

Por hapja e dokumenteve të vjetra në programin e ri shkaktoi ndryshime në mënyrën si funksiononte motori. A e thamë që kjo anije punon me dy motorë reaktivë bërthamorë?

Prandaj, ne kemi shumë tani, por a mund t’ua shpalosim gjeneratave të ardhshme pa shkaktuar gabime si USS NEMITS?

Ky është vetëm një shembull i informacionit që mund të shkaktojë katastrofë. Arkeologët e sotëm kanë vështirësi për të deshifruar zbulime nga e kaluara, imagjinoni arkeologët e ardhshëm kur të zbulojnë se çfarë përdorim sot. Së pari duhet të gjejnë një USB dhe më pas ta kuptojnë se çfarë është dhe akoma më pas, nëpërmjet një mrekullie, të gjejnë si funksionon (që me siguri nuk do të funksionojë).

Please follow and like us: