Rreth 62 për qind e të rriturve amerikanë marrin lajmet e tyre nga faqet e rrjeteve sociale, nga të cilat 18 për qind rregullisht kontrollojnë postimet e reja dhe lajmet nga mediat mbi tema të ndryshme.

Hulumtimi ka treguar, siç edhe pritej, se Facebook është burim kryesor i rrjeteve sociale për lajme të përditshme.

Sipas raportit të Qendrës Kërkimore Pew në Uashington thuhet se raporti ka analizuar nëntë faqet e rrjeteve sociale: Facebook, Twitter, LinkedIn, Snapchat, Vine, YouTube, Instagram, Reddit dhe Tumblr.

Raporti sugjeron se 66 për qind e përdoruesve të Facebook i marrin lajmet e tyre nga faqja.

Rreth 59 për qind e përdoruesve të Twitter kanë thënë se informohen nga platforma e tyre e mikro-blogimit, ndërsa 70 për qind e përdoruesve të Reddit kanë thënë se lajmet e tyre i marrin nga faqja.

Rreth 31 për qind e përdoruesve të Tumblr bëjë të njëjtën gjë. Sa për pjesën tjetër të platformave të mediave sociale, vetëm rreth 20 për qind, ose edhe më pak përdorues të marrë lajme nga këto vende.

Duke pasur parasysh se Facebook është duke u përdorur nga 67 për qind e të gjithë popullsisë së rritur të SHBA-ve (krahasuar me 16 për qind Twitter), baza e madhe e përdoruesve ka vendosur kompaninë e Mark Zuckerberg si burimin kryesor për lajme të përditshme.