Albspirit

Media/News/Publishing

Lincoln (1809-1865), i vrarë nga shërbimet e fshehtë

Abraham Lincoln (1809-1865)/ A u vra nga shërbimet e fshehtë jugorë?

Seria: Fundi plot mistere i njerezve te medhenj

Data e vdekjes: 15 prill 1865
Mosha: 56 vjeç
Vendi i vdekjes: Uashington

Në ditët e fundit të luftës civile në Amerikë, të premten e shenjtë të 1865, një shkrimtar me emrin John Wilkes Booth mbërriti në zonën presidenciale të Teatrit Ford në Uashington, ku Abraham Lincoln ishte duke parë komedinë muzikore Our American Cousin, dhe me një goditje pistolete e la të vdekur në vend. Booth kishte bashkëpunëtorë që u rrethuan menjëherë. Ndërsa ai, që ishte larguar, u zbulua tek përpiqej të fshihej në një hangar dhe u vra. Ajo që u quajt “teoria e komplotit të thjeshtë” vërtitet përreth tezës që Booth dhe të tijtë ishin përpjekur më parë të rrëmbenin Lincolnin dhe në një moment të dytë vendosën për vrasjen. Thuhet se Booth ndihej pasardhësi i Brutit, duke e imagjinuar vetveten si heroin që do të çlironte botën nga një tiran modern. Por shumë mendojnë që në të vërtetë ai ishte vetëm ushtari, ekzekutuesi i një plani shumë më të madh.

Ata që flasin për një “komplot të madh” mbështesin hipotezat më të përhapura, mes të cilave ajo sipas të cilës Lincolni ka vdekur me urdhër të Papa Piut IX. Nga këto hipoteza vetëm disa janë të qëndrueshme. E para thotë që Lincoln ka qenë viktimë e një komploti të urdhëruar nga shërbimet e fshehtë të jugorëve; hipoteza e dytë thotë që presidenti është vrarë në vijim të disa mosmarrëveshjeve brenda vetë partisë së tij, të ushqyera nga ministri i Luftës, Eduard Stanton, i cili kundërshtonte Lincolnin në lidhje me vendimin për të mos marrë vendim për ndëshkime ndaj jugut. Teoria për një fajësi të mundshme të Stanton gjen konfirmim në rrethana të tilla si paaftësia e truprojës presidenciale, John Parker, si dhe parlajmërimin për gjeneralin Grant që të mos shkonte në Teatrin Ford mbrëmjen e vrasjes. Ideja e një komploti të jugorëve konsiderohet nga historianët si shpjegimi më i besueshëm./bota.al

Please follow and like us: