Albspirit

Media/News/Publishing

Shqiptari që u gjet i vdekur në burg në Britani

Kush është shqiptari që u gjet i vdekur në burg në Britani?

Ndriçim Sadushi, një nga njerëzit më të kërkuar në Evropë, u arrestuar më 11 prill 2012 në afërsi të banesës ku jetonte në Londër të Britanisë.

Ai deklaroi në atë kohë se ky nuk ishte emri i tij, duke jetuar për më shumë se një dekadë në arrati.

Sadushi njihet si anëtar i bandës së Tan Kateshit në Elbasan dhe i akuzuar për tri vrasje dhe një tentativë vrasje, ngjarje këto të ndodhura në vitin 1997.

Sadushi ishte një nga drejtuesit kryesor të bandës.

Ai është dënuar me burgim të përjetshëm nga autoritetet e drejtësisë në Shqipëri.

Sadushi ka hyrë ilegalisht në Britani në vitin 2000, duke jetuar atje përreth 12 vite pa u “prekur” nga policia.

Autoritetet shqiptare e shpallën atë në kërkim ndërkombëtar, ndërsa Scotland Yard e kishte përfshirë në listën e 14 personave më të kërkuar, për të cilin kërkoi edhe ndihmën e medias.

Më vonë, të njëjtën kërkesë e bënë edhe autoritetet italiane, i dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni.

Megjithëse u arrestua me qëllim ekstradimi që në vitin 2012, ky ekstradim nuk u krye siç edhe rezulton.

Please follow and like us: