Albspirit

Media/News/Publishing

Zgjidhen kryetarët e rinj të degëve të PS në Gjirokastër, Shkodër dhe Berat

Në Gjirokastër, gara u zhvillua mes Ismail Zekës dhe Flamur Golemit, i cili u zgjodh kryetar pasi siguroi 57 vota nga 42 që mori rivali i tij.  Adelina Stefani në garën për kreun e partisë socialistë të Përmetit ku garonte e vetme, mori më shumë vota kundër. Por ajo u zgjodh kryetare dhe pse rezultati ishte 19 pro dhe 23 kundër. Në Shkodër asambleja votoi për kryetar Arvit Osjan që ishte dhe kandidaturën e vetme për këtë post. Në Berat është zgjedhur në krye të PS, Valbona Zylyftari e cila garoi e vetme për këtë post. Në Gramsh pritet të përsëritet procesi pasi dy kandidatët në garë u ndanë barazim.
Please follow and like us: