Albspirit

Media/News/Publishing

Anija më e madhe në botë e nis lundrimin

Anija më e madhe lundruese në botë – e quajtur edhe si “Hoteli më i madh në Europë”, – e cila gjatë fundjavës është nisur nga Franca për në Britani të Madhe, ka ankoruar në portin e Southampton. Kjo anije, e cila kushton një miliard dollarë, ka kapacitet për të strehuar 6.780 pasagjerë dhe 2.100 anëtarë të ekuipazhit. Është krahasuar me një qytet lundrues, i cili përmban 2.747 dhoma private, 20 restorante, 23 pishina dhe një park me më shumë se 10.000 bimë dhe 50 pemë. Anija në fjalë quhet “Harmonia e Detit” dhe është përshkruar si e përbërë nga shtatë lagje, ku përfshihet kinemaja, shëtitorja, zonat sportive dhe për të rinjtë, një vend argëtimi, lokale trajtimi spa, palestër, etj. E gjatë 362 metra, “Harmonia e Detit” vlerësohet që është më e madhe se Kulla Eiffel dhe është anija më e gjerë lundruese që është ndërtuar deri më tani. Ajo tani do t’i nënshtrohet përgatitjeve për udhëtimin e saj inaugurues në Rotterdam.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=WJK3_tb_ZOs?feature=oembed]

941-K-L-M-N-Q-intBBhVVzZRCI_HM_Wonderland_Int_Rendering03unnamed

1394568262_RCI-AL-CentralPark01Central-Park04

Please follow and like us: