Albspirit

Media/News/Publishing

Axon 7 është një telefon Android me tipare shumë të mira

zte-axon-7-sketch

Linja Axon mund të jetë e re për ju,por Axon 7 është një telefon inteligjent  që ju nuk do ta harroni- ai do të jetë i vlefshëm për më pak se 500 dollarë dhe do të përfshijë tiparet më të mira dhe do të ketë performancë të njëjtë me telefonat që kushtojnë sa dyfishi i tij.

ZTE e bëri zyrtar Axon 7 të enjten. Telefoni i ri inteligjent i kompanisë do të jetë i vlefshëm për më pak se 500 dollarë. Modeli i parë i shkyçur i ZTE do të punojë me AT&T, T-Mobile dhe transportues të tjerë të vegjël GSM, dhe një version i dytë i përputhshëm me Verizon dhe Sprint mundet ose jo të lëshohet më vonë këtë vit.

I projektuar në partneritet me ikonën e BMW, Designworks, Axon 7 përmban konstrukt tërësisht alumin që ZTE thotë se është inspiruar nga makinat luksoze.

zte-axon-7

Telefoni do të jetë i vlefshëm në ar dhe argjend, si në figurën më sipër. Pikat kryesore nga specifikat e telefonit përfshijnë një procesor Snapdragon 820 2.3GHz, një ekran AMOLED  5.5-inç me rezolucion HD 2K, një bateri gjigande 3,140 mAh me mbështetje të ngarkimit të shpejtë (50% në 30 minuta), mbështetje për microSDXC, një kamerë të pasme 20-megapixel, një kamerë të përparme 8-megapixel, dhe atë që ZTE pretendon të jetë ndijori më i shpejtë i shenjave të gishtave.

Ka gjithashtu dhe dy konfigurime të kujtesës, një model 64GB me 4GB RAM dhe versioni 128GB me 6GB RAM. Telefoni është një Android 6.0.1 Marshmallow.

Axon 7 i ZTE do të shitet i shkyçur në Amazon, në faqen e uebit të ZTE dhe në shitës të tjerë kryesorë duke përfshirë Best  Buy.

Please follow and like us: