Albspirit

Media/News/Publishing

Çfarë mendojnë për zhveshje para kamerës

Çfarë mendojnë për zhveshje para kamerës

Nga Taylor Swift e deri te Sharon Stone, mund të lexoni se çfarë mendojnë disa nga yjet më të famshëm të ditëve të sotme rreth zhveshjes para kamerës. “Nuk stresohem shumë rreth ekspozimit të trupit. Nuk mund të më kapni duke bërë diçka që nuk e kam bërë deri më tani. Dëshironi të hakoni e-mail-in tim që të shikoni fotot e mia lakuriqe?

Thjeshtë do t;i botoj vetë ato”, ka deklaruar Miley Cyrus. “Zhveshja lakuriq është plotësisht natyrale për mua. Nuk e di nëse më forcon si aktore apo diçka tjetër, por nëse bëj film me skena të seksit, atëherë do të jem e zhveshur, sepse nuk e di për ju, por unë nuk bëj seks me rroba në trup”, ka deklaruar Shailene Woodley.

“Kam treguar gjinjtë. Nuk duhet ta tregoj prapanicën. Nuk mund t’i shihni të dyja bashkë”, ka theksuar Mila Kunis. “Vajzat duken më bukur në veshje të brendshme apo bluzë të thjeshtë, pasi tjerat ia lëni imagjinatës”, janë fjalët e Ashley Benson. “Kurrë nuk kam menduar se do të ndjehem kaq mirë në këtë. Por jam, zhveshur nga urrejtja për disa pjesë të trupit dhe tani ndjehem shumë më mirë”, ka deklaruar Demi Lovato.

“Mos mendoni se mezi pres t’i zhveshi rrobat para kamerës. Jo. Këtë e bëj vetëm sepse duhet”, thotë Sharon Stone. “Njerëzit i kanë parë vithet e mia. Nuk jam kundër zhveshjes, derisa ajo është pjesë e rrëfimit. Do ta bëj këtë nëse është e duhur”, ka thënë Cameron Diaz.

“Mendoj se në këto momente, njerëzit janë ngopur duke më parë të zhveshur, pasi këtë e kam bërë shpesh”, thotë Lena Dunham.

“Më pëlqen të jem i zhveshur sa herë që kjo të jetë e mundur”, ka deklaruar këngëtari Adam Levine. “Po të mos gjykohesha nga bota, do të bëja foto lakuriqe çdo ditë të javës”, kishte deklaruar Halle Berry. “Kam një verandë të bukur me pishinë. Dhe është mëkat që të mbaj rroba në trup në ato momente”, ka deklaruar Channing Tatum. “Kurrë nuk do të frikohesha që të jem lakuriqe në foto, por nuk dua të jem lakuriqe vetëm për të qenë e zhveshur”, ka deklaruar Gigi Hadid./Zeri

Please follow and like us: