Albspirit

Media/News/Publishing

Del kamioni nga rruga, një i vdekur në Maliq

Një kamion ka dalë nga rruga në Maliq dhe për pasojë një person ka humbur jetën. Pak pas mesditës së sotme në fshatin Nikollarë të Maliqit, një mjet tip kamion me targa KO 7432 B duke dashur për të dalë në rrugë kryesore, në një kthesë të fortë është batuar në rrugë në krahun e majtë të saj. Për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme 25- vjeçari T.M., banues në fshatin Popçisht, i cili dyshohet të ketë qenë dhe drejtuesi i mjetit. Rrethanat e kësaj ngjarje janë ende të pakta, ndërsa policia po punon për zbardhjen e tyre.
Please follow and like us: