Albspirit

Media/News/Publishing

Hamilton rikthehet te fitorja në F1, triumfon në Monako

 

Hamilton rikthehet te fitorja në F1, triumfon në Monako

Kampioni në fuqi në Formula 1, Lewis Hamilton është rikthyer te triumfi, duke fituar Çmimin e Madh të Montekarlos. Britaniku arriti t’i lërë të gjithë pas edhe pse në fillimin e garës pati vështirësi për shkak të reshjeve të shiut. Në vendin e dytë në këtë garë u rendit piloti i Red Bull, Ricciardo, ndërsa në podium u ngjit edhe Perez. Vetëm vendi i katërt për Vettel me Ferrarin, ndërsa Raikkonen u detyrua ta lërë garën pas një gabimi në xhirot e para. Një garë jo e mirë për pilotin tjetër të Mercedes, gjermanin Rosberg, i cili i ndikuar edhe nga kushtet jo të mira të pistës u rendit vetëm në vendin e 7. Gara e ardhshme do të jetë çmimi i Madh i Kanadasë, i cili do të mbahet më 12 qershor.

Please follow and like us: