Albspirit

Media/News/Publishing

Java e albanologjisë trajtoi pesë sesione

 

Java e albanologjisë trajtoi pesë sesione

Konferenca shkencore “Java e Albanologjisë”, e cila është mbajtur në Institutin Albanologjik në Prishtinë, ka trajtuar pesë sesione të ndryshme si letërsi, gjuhësi, folklor, etnologji dhe histori.Drejtori i Institutit Albanologjik, Hysen Matoshi, ka thënë për KosovaPress se një nga temat më interesante që ka zgjuar interesim më të madh ka qenë përkthimi i standardizuar.
Matoshi ka thënë se ka qenë edhe sesioni i degës së letërsisë në të cilën është trajtuar letërsia dokumentare, ku kishte po ashtu numër të madh të referuesve në të cilën janë trajtuar biografitë, autobiografitë, dokumentarët, memoaret, epistolarë të ndryshëm etj.
Ndërkohë, Java e Albanologjisë është përmbyllur me sesionin e historisë. Drejtori Hysen Matoshi tha se sivjet historianët kanë vendosur të trajtojnë temën perandoria habsburgiane dhe roli i saj në Ballakan.
Instituti Albanologjik i cili është organizator i kësaj jave të shkencës në vendin tonë, të gjitha shpenziemt e organizimit po i mbulon vet.
Drejtori Matoshi ka thënë se Instituti këtë eveniment e ka paraparë qysh në fillim të vitit.
Edhe sivjet, nga 136 pjesëmarrës sa ishin gjithsej në këtë konferencë shkencore, një e treta e pjesëmarrësve janë nga Instituti, një e treta nga institucione tjera të Kosovës dhe pjesa e fundit vijnë nga vende të Ballkanit apo edhe më gjerë.
Numri i albanologëve pjesëmarrës sivjet është 136 të cilët do t’i paraqesin 125 kumtesa nënë pesë sesionet.

Please follow and like us: