Albspirit

Media/News/Publishing

Ky është OnePlus 3

oneplus-3-final-design-1

Projektimi final i OnePlus 3 nuk është më një mister, ndërkohë qe rregullatori kinez FCC ka publikuar disa detaje mbi pajisjen e ardhshme, duke përfshirë fotot zyrtare dhe detaje mbi hardware-in.

Pajisja ka një projektim të inspiruar nga iPhone dhe HTC, duke qenë që OnePlus ka zgjedhur një kasë të pasme metalike për pajisjen. Në pjesën e përparme ka një buton Home i cili ka gjasa të përmbajë një ndijor për  shenjat e gishtave, dhe pajisja ka një profil prej vetëm 7.3 mm.

oneplus-3-tenaa

Telefoni ka një ekran AMOLED HD të plotë 5.5-inç, procesor Qualcomm Snapdragon 820, 4GB RAM, 64GB hapësirë, kamerë të pasme 16-megapixel, kamerë të përparme 8-megapixel dhe një bateri 3,000 mAh. Telefoni do të veprojë me Android 6.0.1 Marshmallow, edhe pse një foto e rrjedhur sugjeron që  OnePlus po teston tashme Android N në një njësi të para-lëshuar OnePlus 3.

Çfarë TENAA nuk thotë është nëse një version 6GB RAM i OnePlus 3 do të lëshohet gjithashtu këtë vit, që është diçka që është përfolur më parë.

TENAA gjithashtu nuk ofron ndonjë detaj mbi datën e lëshimit të tij apo  strukturën ë çmimit.

Please follow and like us: