Albspirit

Media/News/Publishing

Ndahet nga jeta gazetari i njohur sportiv Ramadan Bigza

Për shkak të një infarkti momental, ditën e shtunë, 28.05.2016, është ndarë nga jeta në Athinë, gazetari Ramadan Bigza.  Ramadan Bigza ishte një gazetar i njohur sportiv në Shqipëri dhe Greqi, si dhe redaktor në disa gazeta shqiptare në Greqi. Dani ka shërbyer në gazetën Sporti Shqiptar dhe gazetën shqiptare në Athinë, “Gazeta e Athinës”, dhe vitet e fundit punoj deri në mbylljen e saj në gazetën “Albania Press”, si kryeredaktor. Unioni i Gazetareve Shqiptare shpreh ngushëllime familjes dhe të afërmve të Danit.

Please follow and like us: