Albspirit

Media/News/Publishing

Vjedhja e ushqimit nëse je i varfër dhe i uritur nuk është krim

homeless

Një person i pastrehë i cili kishte vjedhur djathë dhe suxhuk nga një market në Genoa, Itali, është shpallur i pafajshëm nga gjykata më e lartë e këtij vendi, shkruan The Independent , transmeton Klan Kosova.

Sipas vendimit të kësaj gjykate thuhet që vjedhja e sasive të vogla të ushqimit nga personat e varfër nuk është krim.

Roman Ostriakov është kapur duke marrë ushqim me vlerë prej 4.00 eurove, nga një konsumator i cili e kishte raportuar atë tek stafi i marketit.

Ukrainasi fillimisht ishte dënuar me gjashtë muaj burg dhe dënim prej 100 eurove në vitin 2015. Gjykata Supreme italiane ia kishte mundësuar apelin mbi bazën që njeriu nuk mund të jetoj pa u ushqyer dhe veprimi i Ostriakov ishte nga nevoja, gjë që nuk përbën krim.

Please follow and like us: