Albspirit

Media/News/Publishing

Berisha-Lu, bisedë e hapur me dyer të mbyllura dhe ekipi drejtues i PD

Ambasadori amerikan vizitoi për të disatën herë zyrën e ish-kryeministrit Berisha, me të cilin siç njoftoi zyra për shtyp e ish-kryetarit demokrat, diskutoi përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për të arritur në një kompromis midis pozitës dhe opozitës për të votuar amendamentet kushtetuese brenda afatit të përcaktuar. Për këtë rol, ambasadori amerikan mori vlerësimet e ish-kryeministrit Berisha, por mesa duket nuk mori asnjë garanci për miratimin e reformës në drejtësi.

“Në takim zoti Berisha shprehu vlerësimin e tij të sinqertë për përpjekjet e ambasadorit Lu për arritjen e një kompromisi, në vlerësimin tij plotësisht të mundshëm, midis palëve për votimin e reformës”-thuhet në njoftimin e zyrës së ish-kryeministrit. Insistimi i ndërkombëtarëve për të bindur Berishën të urdhërojë Partinë Demokratike të votojë reformën në drejtësi vjen për faktin se ai ruan ende ndikim të fortë në parti dhe kontroll të plotë mbi kryetarin aktual Lulzim Basha.

Duhet thënë se ambasadorët nuk janë të vetmit që e vizitojnë Berishën në zyrën private ku është zhvendosur pas dorëheqjes nga posti i kryetarit. Fotot më poshtë japin edhe një ide se kush realisht është ekipi drejtues i Partisë Demokratike dhe arsyet pse ambasadori Lu viziton Berishën në zyrën e tij shumë afër ambasadës amerikane.

Please follow and like us: