Albspirit

Media/News/Publishing

Çfarë ndodh me trupin tonë kur dashurohemi…

Të gjithë e dimë që dashuria na bën të ndihemi mirë, por e dinit që ka një shkencë pas saj ?

Shikoni një listë me gjërat që i ndodhin trupit tonë kur dashurohemi:

Dashuria është një metodë natyrale për shërimin e dhimbjeve
Dashuria na jep nje ndjenjë qetësie dhe sigurie. Studimet e fundit kanë treguar se një përqafim i njeriut që duam për 10-20 sekonda mund të luftojë dhimbjen, sidomos ato të kokës.

Dashuria kujdeset për zemrën tuaj 
Studimet tregojnë që kur dikush kujdeset për ju, dhe ju shpreh se sa shumë ju do ul rreziqet e një ataku në zemër. Gëzimi dhe dashuria e mbajnë një zemër në ‘’formë’’.

Dashuria ndihmon trupin tuaj të përballojë sëmundjet

Gjestet e ndryshme të dashurisë, nga mbajtja e duarve tek aktiviteti seksual, deri tek riprodhimi mbrojnë sistemin tonë imunitar. Në këtë mënyrë, njerëzit me kushtet fizike të cilët ndihen të dashur kanë një përgjigje shumë më të mirë për trajtim kur janë sëmurë dhe një motivim të fortë për të luftuar sëmundjet.

Dashuria mposht pagjumësin
Hormonet e dashurisë pengojnë lirimin e kortizolit, i cili është përgjegjësi kryesor për streset dhe ankthet. Gjithashtu të bërit dashuri është zgjidhja për të bërë një gjumë të mirë.

Dashuria të zgjat jetën
Sondazhet tregojnë se njerëzit në marrëdhënie të rëndësishme, veçanërisht në martesë, ndihen të shëndetshëm duke përfshirë edhe mënyrën e jetesës. Duke qënë në një jetë në çift, i ndihmon njerëzit ta duan më shumë veten dhe të kujdesen më shumë për të. Ideja që dikush jeton për ne është shumë e bukur. Ky është një motiv shumë i rëndësishëm që ta duam jetën më shumë.

Please follow and like us: