Albspirit

Media/News/Publishing

Festivalet më të bukura në Europë

Festivalet më të bukura në Europë
që duhet t’i shtoni në axhendën tuaj

E përditshmja britanike “The Guardian” ka krijuar një listë me festivalet europiane më interesante që mund t’i bëni pjesë të axhendës tuaj gjatë verës së këtij viti.

Love International, Kroaci
Ky event vazhdon traditën që ka sjellë për 10 vite me rradhë “Garden Festival”, i cili mbylli dyert një vit më parë. Zhvillohet në Garden Resort në Tisno, në një amfiteatër natyror me një gji privat, dhe ju jepet mundësia të dëgjoni disa nga emrat më të mëdhnj të muzikës dance dhe housë të momentit, si Prosumer, Bicipite, Horse Meat Disco etj.
29 qershor – 6 korrik

Secret Solstice, Islandë
Festivali , i cili mbahet në Rejkjavik dhe shfrytëzon ‘diellin e famëshm të mesantës’ në Islandë, ka deklaruar që këtë vit për herë të parë ndonjëherë, festivali do të mbahet brenda një vullkani (edhe pse kjo do të jetë ekskluzivitet për ata që janë të gatshëm të shpenzojnë 1,770 € për një biletë).
17-19 qershor

Weekend au Bord l’Eau, Zvicër
Festivali feston këtë vit 10-vjetorin e tij, dhe siç mund të kuptohet edhe nga emri, zhvillohet në një plazh përgjatë liqenit Geronde, i rrethuar nga kodra dhe vreshta. Mes muzikantëve të ftuar ka emra si Lindstrom, Deetron e Ninja Tune DJ.
1-3 korrik

A summer’s tale, Gjermani
Në veri të Gjermanisë, në afërsi të Hamburgut, mbahet edicioni i dytë i këtij festivali ku interpretojnë emra të njohur si: Sigur Ros , Garbage , Drop Fat Freddy dhe Jose Gonzalez. Kryesisht mblidhen grupe personash ‘hippie’ dhe nuk ofron vetëm koncerte, por edhe hapsira për kërcim, teatër, joga dhe mund të provoni çajin japonez.
10-15 gusht

Obonjan, Kroaci
Un programma lungo due mesi per un mix di musica, arti varie e ëorkshop su un’isola a lungo abbandonata dell’Adriatico. Tra i musicisti coinvolti, Roy Ayers, DJ Shadoë, Dilated Peoples e Mattheë Herbert. Il festival è aperto da luglio a settembre.
18 korrik – 10 shtator

Colours of Ostrava, Republika Çeke
Ky festival zhvillohet në një fabrikë të vjetër hekuri në qytetin çek Dolní Vítkovice dhe performojnë emra si, Mbongëana Star ose Mariachi El Bronx, muzika e të cilëve përputhet me ambientin ku zhvillohen koncertet.
14-17 korrik

Weather Festival, Francë
Edhe pse Festivali Sonar që zhvilloet në Barcelonë mban kurorën për muzikën elektronike, katër vitet e fundit ky festival francez ka tërhequr disa nga emrat më të mëdhenj me lidhje të muzikës elektronike.
3-5 qershor

Boom, Portugali
Festivali zhvillohet çdo dy vjet dhe promovon bashkimin dhe respektin, jo drogën. Parashikohen instalacione artistike, leksione joge, seminare, kërcime dhe muzikë.
11-18 gusht

Primavera Sound, Spanjë
Festivali është i hapur ndaj çdo lloj muzike dhe ndryshon shpesh listën e këngëtarëve që performojnë.
1-5 qershor

Exit Festival, Serbi
Kalaja e Petrovaradinit në Novi Sad është transformuar çdo vit në një vend takimi për 200 mijë njerëz. Këtë vit do të performojnë emra si Ellie Goulding, Stormzy, Bastille dhe Wiz Khalifa.
festivale

Please follow and like us: