Albspirit

Media/News/Publishing

Kadare, Komandant i Legjionit të Nderit të Francës (FOTO/VIDEO)

Shkrimtari Ismail Kadare merr titullin “Komandant i Legjionit të Nderit” nga Presidenti francez Fransua Holland. Titulli që iu dha pak muaj më parë, iu dorëzua sot në pallatin presidencial, Elize, në Paris. Sipas mediave, dhënia e çmimit për shkrimtarin shqiptar, për vetë mënyrën se si është organizuar ceremonia ka një domethënie të veçantë. Ndryshe nga rastet e tjera, dhe ndryshe nga zakonisht, dhënës i çmimit do të jetë Presidenti i Frances, Fransua Holland. Presidenti Holland zakonisht nuk e jep vetë çmimin ose kjo ndodh në raste të rralla. Në ato raste që ndodh zakonisht jepet për disa persona bashkë, pra një ceremoni për disa fitues. Për Ismail Kadarenë u zhvillua sot një ceremoni e veçantë. Një ceremoni me disa të ftuar, francezë e shqiptarë ku Presidenti Holland i dorëzoi  titullin personalisht. Më pas, Presidenti i Francës Fransua Holland shtroji në Elize një koktej për nder të Kadaresë dhe të ftuarve të tij.

Please follow and like us: