Albspirit

Media/News/Publishing

“Kurgjë nuk ia del të dalë mbi Partinë, as ministri, as presidenti e madje as vetë zoti”

“Kurgjë nuk ia del të dalë mbi Partinë, as ministri, as presidenti e madje as vetë zoti”

Nga Ledi Shamku

Ndoshta pakkush e di se në rregullat e Drejtshkrimit, rregulla ende në fuqi, ka të tilla thagma:
“Sekretar i Partisë” shkruhet me të madhe, por “ministër” shkruhet me të vogël;
Dhe më tej akoma:
“Kryetar i Partisë” shkruhet me të madhe, por “president” shkruhet me të vogël;
Dhe prapë:
“Partia” shkruhet me të madhe, por “bajram”, “pashkë”, “krishtlindje” shkruhen me të vogël.
Siç e shihni, për Drejtshkrimin tonë zyrtar, kurgjë nuk ia del të dalë mbi Partinë: as ministri, as presidenti e madje as vetë “zoti” se edhe ky i fundit me të vogël shkruhet.
Dhe meqë “gjuha ime është edhe bota ime”, po ju lë ta përfytyroni botën tonë shqiptare. Tek e cila vërtet Partia qëndron mbi të gjitha. Përballë këtij “rasti” rastesh, bën derman veç ajo thënia e xha Sulos te “Kapedani”: – Aha, prandaj venë punët çorap këtu!!!!
Tani: po Akademia ç’bëri gjithë këto vite me këto thagma drejtshkrimore?! …. Pa dyshim që ka qenë dhe është dakord të mbeten. Dhe ato kanë mbetur!

Please follow and like us: