Albspirit

Media/News/Publishing

Mbyllet FemArt, nderohet Nexhmije Pagarusha

Mbyllet FemArt, nderohet Nexhmije Pagarusha

Sonte mbyllet festivali “FemArt”, i cili ofroi një javë të tërë me shfaqje teatrale, koncerte, ekspozita, panele, punëtori dhe filma nga Kosova dhe më gjërë.

Për herë të parë do të ndahet Çmimi FEMART 2016, i cili do t’i jepet këngëtares së madhe, Nexhmije Pagarusha.

Për herë të katërt në Kosovë, Artpolis (organizatë për art dhe komunitet) organizoi festivalin e artisteve për të drejtat e njeriut “Femart” që filloi më 25 maj, në Prishtinë.

Gjatë 6 ditëve, sa edhe zgjati Festivali “Femart”, janë zhvilluar rreth 30 aktivitete me mbi 100 artiste/artistë dhe aktiviste, në 8 lokacione të ndryshme në Prishtinë (në Teatrin Oda, Teatrin Dodona, Teatrin Kombëtar, Fakultetin e Arteve, EU info Center, Artpolis Center), nga ora 10:00 – 24:00.

Please follow and like us: