Albspirit

Media/News/Publishing

Orientimi seksual/ Dy ish-ministra kundër ndryshimit të Kushtetutës

Orientimi seksual/ Dy ish-ministra kundër ndryshimit të Kushtetutës: Duan të legalizojnë martesat gej

Dy ish-ministra të PD-së dalin kundër ndryshimeve kushtetuese që sipas tyre nuk kanë lidhje me reformën në drejtësi.

Majlidna Bregu dhe Genc Ruli, duke folur për “Panoramën” thonë se ndryshimet që propozohen në preaumbulën e Kushtetutës për “mosdiskkriminimin për shkak të orientimit seksual” janë jashtë kontekstit për të cilin po ndërhyhet në Kushtetutë dhe bëhen me qëllim për t’i hapur rrugë martesave gej.

“Edhe ndryshimet në lidhje me mosdiskriminimin sa u takon orientimeve seksuale nuk kanë asnjë lidhje me paketën e ndryshimeve kushtetuese për Reformën në Drejtësi”,shprehet Majlinda Bregu.

Ndërsa Genc Ruli shprehet se ndër të tjera se Shqipëria ka një presion të vazhdueshëm nga zyrtarë e diplomatë të huaj për njohjen ligjore të martesave gej.

“Pikërisht te shkaqet e diskriminimit është përfshirë si shtesë edhe “orientimi seksual”. Shqipëria ka sot një legjislacion më se liberal e të standardeve europiane për sa i përket lirisë së orientimit seksual. Atëherë përse duhej marrë mundimi të bënim këtë shtesë të panevojshme në Kushtetutën tonë? Tingëllon përsëri absurde, njëlloj si dhe dy shtesat e mëparshme, por me sa duket, edhe shtesat e mëparshme janë bërë për të mbuluar ndërhyrjen në Pjesën e Parë të Kushtetutës, pikërisht për të futur këtë frazë mbi orientimin seksual”, shprehet ish-ministri Ruli.

Ruli sqaron se, ndërhyrja në Kushtetutë po bëhet për t’i çelur rrugën një reforme jetike, asaj të sistemit të Drejtësisë dhe jo për të liberalizuar më tej statusin ligjor të homoseksualëve, çka nuk ka po të njëjtën prioritet, sa edhe Reforma në Drejtësi.

 

Please follow and like us: