Albspirit

Media/News/Publishing

Papa nderon Richard Gere, George Cloney dhe Salma Hayek 

 

papa me aktoret (2)

Papa Françesku i ka nderuar me medalje, aktorët amerikanë Richard Gere dhe George Clooney dhe aktoren Salma Hayek në një ceremoni që u mbajt në Vatikan për të promovuar punën e një fondacioni të frymëzuar nga Papa, “Scholas Occurrentes”, shkruan Reuteres. Clooneri mori pjesë në ceremoni bashkë me gruan e tij, Amal, juriste. Fondacioni, emri i të cilit do të thotë “shkolla që takohen” në spanjisht, lidh teknologjinë me artin, duke u fokusuar në integrimin social dhe kulturor për paqe. Papa kishte krijuar një organizatë të ngjashme kur ai ishte kardinal Jorge Bergoglio në Buenos Aires, por “Scolas” tani u bë një fondacion ndërkombëtar që kapërceu Vatikanin. “Vlerat e rëndësishme mund të transmetohen nga të famshmit,” tha një prej organizatoreve, Lorena Bianchetti, duke shtuar se aktorët kishin rënë dakord për të qënë ambasadorë për një prej projekteve artistike të fondacionit.

papa me aktoret (3)papa me aktoret (4)papa me aktoret (5)papa me aktoret (6)papa me aktoret (7)papa me aktoret (8)papa me aktoret (9)papa me aktoret (10)
C_2_fotogallery_3001983_7_image

Please follow and like us: