Albspirit

Media/News/Publishing

Presidenti francez Hollande i dorëzon titullin e lartë shkrimtarit Ismail Kadare

Presidenti francez Hollande i dorëzon titullin e lartë shkrimtarit Ismail Kadare, thumbon kryeministrin Rama

 

Presidenti francez Francois Hollande i dorëzoi shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”.

Titulli që iu dha pak muaj më parë, iu dorëzua sot në pallatin presidencial, Elize, në Paris.

Francois Hollande i dha këtë të hënë në Elysee simbolin e Komandantit të Legjionit të Nderit shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare.

Presidenti përshëndeti me këtë rast Kadarenë duke e cilësuar si “autor i mrekullueshëm i historisë së Ballkanit”.

“Ju jeni një avokat i pasionuar i kulturës të Europës dhe i thashë Kryeministrit: për fat të mirë ka evropianë që nuk i përkasin Europës dhe që e duan Europën”, nisur nga kjo kreu i Shtetit bëri pak ironi, në një ceremoni të ndjekur nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shkruajnë mediat franceze.

“Ju jeni shqiptar dhe flisni frëngjisht, keni zemër europiane dhe shpirti universal” vazhdoi Francois Hollande, duke e përshkruar Ismail Kadare si “autor të mrekullueshme të historisë së Ballkanit”.

“Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1963), “Kronikë në gur” (1970) apo “Prilli i thyer” (1978), janë fiksione të tij nga konteksti i historinë së Shqipërisë, duke bërë denoncimin se totalitarizmi ka pasur një ndikim të rëndësishëm ndërkombëtar.

Autor i shumë romaneve, eseve, poezive dhe Kadare është autori shqiptar më i lexuar jashtë vendit. Shkrimet e tij janë përkthyer në 50 gjuhë dhe është nominuar në mënyrë të përsëritur për çmimin Nobel.

Shkrimet e tij janë shpesh subversive kundër regjimit komunist nga viti 1944 deri më 1991, Ismail Kadare, është ndjerë i kërcënuar dhe i detyruar të mërgonte. Ai mori azil politik në Francë në tetor të vitit 1990. Sot, në moshën 80 vjeçare ai ndan kohën e tij mes Francës dhe Shqipërisë.

Presidenti Hollande zakonisht nuk e jep vetë çmimin ose kjo ndodh në raste të rralla.

Në ato raste që ndodh zakonisht jepet për disa persona bashkë, pra një ceremoni për disa fitues, shkruajnë mediat.

Për Ismail Kadarenë u zhvillua sot një ceremoni e veçantë.

Një ceremoni me disa të ftuar, francezë e shqiptarë ku Presidenti Hollande i dorëzoi  titullin personalisht.

Më pas, Presidenti i Francës Francoise Hollande shtroji në Elize një koktej për nder të Kadaresë dhe të ftuarve të tij mes të cilëve edhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

Please follow and like us: