Albspirit

Media/News/Publishing

Reforma në Drejtësi, Lu rinis negociatat

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=mS5ZpOaRQA8?feature=oembed]30/05/2016

Reforma në Drejtësi ka çuar sërish në zyrën e Ilir Metës Ambasadorët Donald Lu e Romana Vlahutin.

Dy ambasadoret hynë në Kryesinë e Kuvendit rreth orës 12 për t’u larguar pas 1 ore e 10 minutash.

Zyra e Shtypit e kryeparlamentarit nuk bëri të ditur detaje mbi takimin. Por mësohet se ngecja e procesit ka qenë në qendër të bisedës mes tyre.

Prej më shumë se një javë mazhoranca dhe opozita vijojnë të mos gjejnë gjuhën e përbashkët për çështjet politike në draftin e ndryshimeve kushtetuese.

Opozita tashmë ka një draft të sajin ku kërkon thjeshtim të arkitekturës të sistemit të drejtësisë, duke reduktuar 4 nga institucionet e reja që pritet të ngrihen dhe insiston në gjetjen e një formule që nuk garanton kapjen politike sa i përket emërimeve të reja në sistemin e drejtësisë.

Mazhoranca kërkon që zgjidhjet të gjenden vetëm sipas opinionit të Venecias, që në këtë rast për shumicën nuk lë vend për ndryshim të arkitekturës.

Futja në këtë pikë kthese të procesit dhe pezullimi i punës në Komisionin e Reformës në Drejtësi gjatë javës që lamë pas u pasua nga një ftesë e
Kryeministrit Rama për t’u ulur në një tryezë me kreun e opozitës, Basha.

Paraprakisht dy kundërshtarët politikë u shprehën vullnetplotë, por vendimi i Byrosë që përjashtoi me 10 ditë nga punimet e Kuvendit ish-Kryeministrin Berisha e anulloi të paktën deri në kthimin e tij në parlament takimin mes Ramës e Bashës.

Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Europian kanë theksuar disa herë se reforma duhet të përfundojë brenda kësaj vere, me qëllim që Shqipëria të mund të marrë edhe një përgjigje pozitive nga Komisioni Europian për çeljen e negociatave të anëtarësimit.

 

Please follow and like us: