Albspirit

Media/News/Publishing

Rihanna dhe Leonardo DiCaprio e gdhijnë bashkë

1

Rihanna dhe Leonardo DiCaprio janë parë përsëri së bashku, mbrëmjen e së martës në lokalin “Big Apple”, në New York. DiCaprio ka hyrë në lokal 10 minuta pas Rihannës, bashkë me ish-të dashurën e tij, modelen Nina Agdal. Por pasi ajo është larguar 15 minuta më vonë, Loenardo ka qëndruar me Rihannën deri në orën 3 të mëngjesit.

13275854_10208512922635778_2122203360_n 13285668_10208512922315770_1330070868_n

Ylli i Hollywood është munduar gjithë kohën të fshehë fytyrën e tij me një kapele. Të dy yjet kanë ngjallur spekulimet se ata kanë filluar një lidhje së bashku, të mbajtur fshehur për mediat. Ata kanë qenë të lidhur për herë të parë vitin e kaluar. Rihanna ka thënë për Daily Mail se “Unë jam aq e zënë sa nuk kam kohë për tu shoqëruar me njeri”. Lidhja e fundit e Rihannës ka qenë me reperin e njohur Drake, të cilët performuan së bashku në Brit Awards, në muajin shkurt. Ndërkohë, flitet gjithashtu se aktori ka filluar të shoqërohet edhe me modelen bukuroshe Elsa Kawalec.

Please follow and like us: