Albspirit

Media/News/Publishing

Turqia do të prodhojë avionë operacionalë pa pilotë

 

Nënsekretaria e Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë ka shtypur butonin për prodhimin me mundësitë kombëtare të avionëve të telekomanduar për qëllime operative (Operatif IHA).

Turqia do të prodhojë avionë operacionalë pa pilotë

Nënsekretaria e Industrisë së Mbrojtjes është vënë në lëvizje për të realizuar projektin e prodhimit të “Mjeteve Ajrore Operacionale pa Pilot”, një projekt për të cilin punimet vazhdojnë prej kohësh.

Nënsekretaria ka bërë apel që të gjitha sistemet që do të përdoren në këtë projekt të jenë prodhim kombëtar.

Kompanive që operojnë në këtë fushë u është njohur afat deri në 2 maj për të marrë pjesë në projekt. Avioni i ri i telekomanduar dhe që do të përdoret për qëllime operative (IHA Operatif), i cili do të ketë një motor më të madh dhe më të fuqishëm se sa paraardhësit e tij IHA dhe ANKA, do të ketë aftësi të qëndrojë në ajër për një kohë më të gjatë dhe për të bartur një peshë më të madhe.

Avionit të ri pa pilot mund ti montohen edhe dy raketa antitank Hellfiere dhe bomba të telekomanduara me lazer.

Avioni ofron mundësi për të kryer në çast operacion në vendin ku shikon terroristë.

Please follow and like us: