Albspirit

Media/News/Publishing

VRASJE NË TIRANË/ Sherr me thika, 20-vjeçari ndërron jetë në spital

Një vrasje ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë, ku për pasojë ka humbur jetën një 20-vjeçar. I riu u qëllua me mjete prerëse dhe u dërgua në spital për trajtim, por fatkeqësisht ndërroi jetë.

“Rreth orës 10:20 në rrugën “Llambi Bonata”, ka ndodhur një konflikt, i cili ka degraduar në konflikt me mjete prerëse. Si pasojë e këtij konflikti është plagosur shtetasi L. K., 20 vjeç i cili ka ndërruar jetë në Spital. Policisa në vendin e ngjarjse së bashku me grupin hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe të identifikuar autorët si dhe kapjen e tyre”, thuhet ne njoftimin e policise.

Please follow and like us: