Albspirit

Media/News/Publishing

Berlini porosit dy mijë telefona që nuk përgjohen

 

Sipas të përditshmes “Bild”, për t’u mbrojtur nga shërbimet amerikane të inteligjencës qeveria gjermane ka porositur celularë të blinduar, të pajisur me një sistem të sofistikuar kundër përgjimeve.

29.07.2014 

Berlini porosit dy mijë telefona që nuk përgjohen

Celularë të blinduar, të pajisur me një sistem të sofistikuar kundër përgjimeve. Kjo është njëra nga masat që përgatit qeveria gjermane për t’u mbrojtur nga shërbimet amerikane të inteligjencës, pas publikimeve të shumta të kryera nga Edward Snowden. Sipas të përditshmes “Bild”, që citon një dokument konfidencial të ekzekutivit të Angela Merkel. Dy mijë celularë, shumë të kushtueshëm, dhe të pajisur me një mekanizëm sigurie, do të garantojnë në të ardhmen komunikimin e të dhënave delikate nga rreziku i përgjimit. Disa muaj më parë gjermanët zbuluan se edhe celulari i kancelares Angela Merkel ishte nën përgjimin e agjentëve të SHBA-së. Presidenti i kundërzbulimit, Hans Georg Maassen, nëpërmjet faqeve të gazetës Frankfurter Allgemeine Zeitung” shprehet se “duhet të ketë më shumë disiplinë në bisedat telefonike, dhe se shumë gjëra mund të shpjegohen në takime individuale, pa pasur nevojë për përdorimin e telefonit”. Në javët e fundit zbulimi i dy agjentëve gjermanë të korruptuar nga shërbimet amerikane për të marrë informacione delikate e ka ashpërsuar edhe më shumë përplasjen mes Berlinit dhe Uashingtonit mbi aktivitetin e agjentëve të spiunazhit në Gjermani, duke arritur kulmin në një vendim të qeverisë gjermane për të larguar nga vendi shefin e shërbimeve të SHBA-së, një masë e jashtëzakonshme që ka vendosur në vështirësi marrëdhëniet transatlantike.

Please follow and like us: