Ditët e nxehta të verës kanë filluar, ndërsa muzika është pjesë e pandashme e argëtimit veror.

Disa prej yjeve botërore kanë publikuar këngët që priten të jenë hite në këtë verë, e disa kanë konfirmuar se do t’i lansojnë më vonë, transmeton Koha.net. Por, ueb-faqja Buzzfeed ka bërë një listë të këngëve që pritet të shpërthejnë në këtë verë.

Listës së Buzzfeed i prin këngëtarja shqiptare Dua Lipa, e cila me këngët e saj ka marr vëmendjen e mediave botërore.

“Hotter Than Hell” është kënga që siç shkruan Buzzfeed do të jetë hiti i kësaj vere me “muzikën vallëzuese dhe vokalin e zjarrtë të Dua Lipës, do të jetë më e ëmbël se luleshtrydhja në ditët e nxehta të verës”.

Këto janë top pesë këngët sipas Buzzfeed do të jenë hitet e verës:

Dua Lipa – “Hotter Than Hell”

MO – “Final Song”

Dragonette – “Lonely Heart”

Shura – “What’s It Gonna Be”

Clean Bandit feat Louisa Johnson – “Tears”

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=fEOyePhElr4?feature=oembed]