Albspirit

Media/News/Publishing

Fiton 1 mln $ si mësuesja më e mirë për fëmijët refugjatë

hanan-al-hroub-global-teacher-prizeNjë grua palestineze, e cila është rritur si refugjate dhe tani puna e saj është të mësojë dhe edukojë fëmijët e refugjatëve ka fituar një çmim prej 1 milion dollarësh. Ajo është vlerësuar me çmimin global për ekselencë në mësimdhënie.

Hanan al-Hroub mëson fëmijët e shkollave fillore në qytetin e bregut perëndimor të al-Bireh, në Ramallah, Palestinë. Ky çmim u jepet mësuesve të cilët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në profesionin e tyre.

hanan-al-hroub-global-teacher-prize1Ishte Papa ai që shpalli Hanan al-Hroub si fituese me anë të një video mesazhi.

“Ndihem mjaft mirë dhe akoma nuk mund ta besoj që Papa përmendi emrin tim. Arritja e një suksesi të tillë për një mësuese palestineze, është një shembull për mësuesit në të gjithë botën”, tha ajo.

Please follow and like us: