Albspirit

Media/News/Publishing

Gjyshi i Nikos Kotzias, miqësi me nazistët hitlerianë

Arben Llalla

Nga 6-7 qershori do të qëndrojnë në Tiranë Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Panajotis Kotzias (Koxhas) për të kërkuar zgjidhjen e menjëhershme për zgjerimin e varrezave të ushtarëve grek të vrarë në luftën italo-greke më 1940-1941 dhe zgjidhjen e kufirit detar ose siç quhen Zonat e Interesave Strategjike.

Që të dy këto probleme Greqia kërkon ti zgjidhë në favorin e saj duke dëmtuar rënd Shqipërinë. Por Nikos Kotzias nuk dëshiron aspak të dëgjoj për çështjen çame dhe emrin Çamëri.

Ky ministër ashtu si shumë presidentë dhe kryeministra të Greqisë rrjedhë nga një familje që kanë qenë bashkëpunëtor të nazizmit gjerman.

Gjyshi i Nikos Kotzas quhej Kostandin Kotzias dhe nga viti 1934-1936, ka qenë kryetar i bashkisë së Athinës, më 1936 ministër në qeverinë Metaksas, në vitin 1950 deputet dhe më 1951 kryetar i bashkisë së Athinës.

Kostandinos Kotzas ishte pro Gjermanisë naziste, ai kishte marrëdhënie të ngushta familjare me ministrin e propagandës Joseph Goebbels. Që nga viti 1934 e deri 1940 Konstandin Kotzias ka vizituar disa herë Gjermaninë naziste ku është takuar me krerët e lartë të saj. Ai gëzonte mbështetjen e qeverisë së Hitlerit për rrëzimin e kryeministrit Joani Metaksas dhe zgjedhjen e tij si kryeministër.

Ky plan u zbuluan nga Joani Metaksa, me fillimin e luftës italo-greke, Kotzias iku për në Turqi i shoqëruar nga diplomatët nazist. (Siç dihet Turqia në atë periudhë ishte një vend asnjanës, por që kishte marrëdhënie të mira me Gjermanin).

Pas mbarimit të luftës Kostas Kotzias rikthehet nga jashtë vendit dhe zgjidhet më 1950 deputet, më 1951 kryetar i bashkisë së Athinës. Vdes pak muaj pasi ishte zgjedhur në këtë postë. Një nga sheshet kryesore në Athinë mban emrin Konstandin Kotzias.

Në biografinë e tij ministri i jashtëm i Greqisë, Nikos Panajotis Kotzias e fsheh faktin se ka gjysh Kostandin Kotzias i cili ishte pronazizmit gjerman. Familja Kotzias është arvanitase me rrënjë të vjetra nga Athina. Nikos Kotzias ka kushëri kryetarin e partisë Demokracia e Re Qiriako Micotaqin dhe Dora Bakojanin.

Është mirë që Nikos Kotzias ta thotë të vërtetën dhe mos të fshihet pas gishtit se është nipi i Konstandinos Kotzias. Prandaj ne nuk duhet të pranojmë leksione nga Kotzias, por t’na thotë se çfarë mendon ai për zgjidhen paqësore të çështjes çame. Pa zgjidhjen e çështjes çame, asnjëherë s’do të ketë miqësi dhe fqinjësi të sinqertë midis dy popujve.

Gjithashtu, Nikos Kotzias duhet të prononcohet qartë zyrtarisht se kur ka vendosur Greqia ta heqë juridikisht Ligjin e Luftës me Shqipërinë? Një ligj që mban të konservuara prej 75 vitesh pasuritë e patundshme të shqiptarëve në Greqi.

Prandaj vizita dy ditore e Nikos Kotzias nuk do të sjellë asnjë risi në marrëdhëniet diplomatike të dy vendeve, por do tregoj se Greqia dhe grekët kanë mbetur të njëjtët si në fillim të shek.20.

Please follow and like us: