Albspirit

Media/News/Publishing

Ilaçi që parandalon kancerin?

aspirina1Një ilaç që na mbron nga kanceri? Pothuajse të gjithë e kemi në shtëpi. Mjafton ta marrësh dy herë në javë për të reduktuar mundësinë e zhvillimit të sëmundjes vdekjeprurëse. Bëhet fjalë për aspirinën.

Sipas shkencëtarëve, aspirina parandalon 10 mijë vdekje potenciale në vit nga tumori. Studimi është publikuar në ‘Jama Oncology’. Në harkun e 32 vjetëve, studimi në fjalë ka ekzaminuar 136 mijë persona dhe të dhënat kanë vërtetuar se ato subjekte që kishin marrë rregullisht aspirinën kishin reduktuar me 3 për qind mundësinë e zhvillimit të çfarëdolloj forme të kancerit.

Siç raporton ‘Telegraph’, për studiuesit e ‘Massachusetts General Hospital’ efektet kanë qenë më të  dukshme për rastin e tumoreve në stomak dhe në zorrë, ku rreziku kishte rënë me 15-19 për qind.

“Tashmë, – përfundojnë studiuesit, – kjo është një provë e pakundërshtueshme se ata që kanë histori familjare me kancer në zorrë apo stomak, duhet të marrin në konsideratë konsumimin e aspirinës si një parandalues mjaft efikas.

Please follow and like us: