Albspirit

Media/News/Publishing

Japoni, hapet për publikun kulla më e lartë në botë

Mijëra japonezë në radhë për të shijuar panoramën nga Skytree Tower

Mijëra japonezë kanë pritur në radhë për të mos humbur ngjarjen më të madhe të vitit: hapjen për publikun të kullës më të lartë në botë, një rekord i certifikuar zyrtarisht nga Guinness.

“TOKYO SKYTREE TOWER”, ËSHTË 634 METRA E GJATË DHE NGA MAJA E SAJ, MUND TË SHOHËSH ÇDO CEP TË QYTETIT. PËR NDËRTIMIN E SAJ JANË SHPENZUAR MBI 650 MILIONË EURO DHE 3 VJET E GJYSMË PUNË. STRUKTURA PREJ ÇIMENTO DHE ÇELIKU I KA REZISTUAR EDHE TËRMETIT TË FUQISHËM TË 11 MARSIT TË VITIT 2011 DHE ËSHTË SHNDËRRUAR NË SIMBOL I RILINDJES, EDHE EKONOMIKE, PËR JAPONINË.

Autoritetet e vendit shpresojnë që ndërtesa gjigande të vizitohet nga 20 mijë persona në ditë, të cilët do të kenë mundësi të shijojnë panoramën nga dy pozicione të ndryshme: njëra nga 350 metra lartësi dhe tjetra nga 450 metra.

Please follow and like us: