Albspirit

Media/News/Publishing

Laura Kërliu vjen me “BOLL MO”

12888635_1001494543265107_3336899052958511473_o.jpg

Këngëtarja nga Shkupi Laura Kërliu pas një pauze të gjatë pas pjesmarrjes në konkursin X Factor Albania ku ajo rezultoi mjaft me sukses, tanivendosi të rikthehet me një këngë verore dhe një klip majftë seksi si asnjëherë me parë. Titulli dhe teksti janë shumë të kapshëm dhe që skanë të bëjnë me jetën personale të këngëtares .

Stafi i portalit ShqipMedia kontaktoi këngëtaren për ti parashtruar disa pyetje ku përgjigjet e saja ishin mjaftë të ëmbla dhe modeste.

A mendoni se kenga Boll Mo do të ju shtyjë drejt suksesit,duke marë parasysh se kohës fundit tregu jonë është  mbushur dhe stërmbushur me këngëtare të reja? Cfarë është ajo e veçanta e Laurës ?

Laura është Laura dhe kengëtaret të tjera janë këngëtare të tjera, detyrimisht secili nga këngëtaret ka stilin e vet unik dhe varet se cili stil është ai qe i ngjit publikut më shumë. Megjithatë nuk duhet thënë as edhe një herë sepse ka nga ajo kategori këngëtaresh qe siç hyn ne treg ashtu edhe dalin me po te njetën shpejtësi, poashtu ka nga ato këngëtare te cilet i rezistojnë konkurencës së tregut dhe publiku bëhet krah i tyre dhe pëlqehen.

Duke qenë se une jam nje këngetare nuk mundem të them me siguri çfarë kam unë ndryshe nga këngëtaret e tjera, thjeshtë di qe kam stilin tem unik qe publiku ta përkrah dhe ta dojë!

Cfarë pritet nga Laura më tutje?

Prej Laurës mund të pritet gjithmonë më e mira që Laura di të jape do të pritet stil, Laura nuk do ndikohet nga preferencat e publikut por une do të jap atë që ndjej brenda vetes edhe në qoftë se publiku e pret mirë atëhere ky do jetë një fillim shumë i mbarë dhe i sukseshem për mua. Me pak fjalë arti im do jetë arti i Laures. jo art i cili do ndikohet nga publiku për të bërë para me shumicë apo dicka tjetër ,paratë janë plan i dytë, në plan të parë është muzika dhe kënaqësia e të gjithë dëgjuesve./Ardit R-Shqipmedia/

Please follow and like us: