Albspirit

Media/News/Publishing

Manjani kundër martesave Gay…por si ministër do votojë “pro”

Manjani kundër martesave Gay...por si ministër do votojë "pro"

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka shprehur qëndrimin e tij për martesat brenda të njëjtë gjini duke thënë se është kundër tyre.

I ftuar në emisionin “Shih Programin” në RTSH Manjani u shpreh se nuk është i gatshëm të pranojë martesat gay edhe nëse një ditë do të duhet t’i firmos.

Pse në këtë paketë kushtetuese për reformën në drejtësi pritet që të propozohet dhe diçka që mund të cënojë Kodin e Familjes për t’i hapur rrugën martesave gay. Pse për çfarë duhet?

Nuk e kam kuptuar këtë të jem i sinqertë.

Ju vetë jeni pro apo kundër këtyre martesave?

Nuk jam për martesat gay. Nuk e kuptoj pse është futur në amendimet kushtetuese. Jam për familjen tradicionale, klasike. Nuk flas si ministër drejtësie, por si Ylli Manjani. Nuk jam i gatshëm ta pranoj si Ylli, si ministër mund të më duhet ta firmos, por si individ nuk e përkrah.

Kush e merr koston nëse nuk miratohet reforma në drejtësi?

Të gjithë. Askush nuk fiton asgjë duke i drejtuar gishtin tjetrit në rast dështimi.

Please follow and like us: