Albspirit

Media/News/Publishing

Nderimi i Kadaresë nga Hollande përmes fotografisë

Shkrimtari të madh shqiptar, Ismail Kadare, i është dorëzuar dje dekorimi më i lartë që Franca mund t’i japë një personaliteti, titulli “Komandant i Legjionit të Nderit”.

Ky titull iu dorëzua nga presidenti francez, Francois Hollande pasditen e së hënës në pallatin presidencial “Elize”, raporton Koha.net.

Ceremonia është mbajtur me një rreth shumë të ngushtë të ftuarish dhe pjesëmarrës në të ka qenë edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili sot ka publikuar një album me fotografi nga kjo ngjarje.

Please follow and like us: