Albspirit

Media/News/Publishing

“Ocean Flower”, kompleksi në formën e lules pritet të ndërtohet në Maldive

E quajnë “Ocean Flower”, dhe do të ndërtohet në Maldive. Ai është një nga projektet më ambiciozw, të konceptuar gjatë viteve të fundit: 185 vilat që do të ndërtohen në detin Atoll do të jenë në formën e petaleve të lules.HoteliI madh dhe absolutisht i mrekullueshëm, kompleksi do të ketë komoditet shumë të mirë, duke përfshirë një tarracë të gjerë dhe pishinë. Për të zhvilluar idenë, agjencia holandeze “Dutch Docklands”, është duke punuar në partneritet me qeverinë maldiviane.Kompleksi

Kompleksi përveç vilave përfshin restorante, dyqane, ishuj privatë, një qendër zhytjeje dhe një qendër trajtimi për relaks (SPA).Kompleksi 2Për të shkuar deri në këtë kompleks super luksoz, do të duhen vetëm 20 minuta nga trageti deri tek aeroportit internacional,  të kryeqytetit Male. Disa prej vilave kanë dalë që tani në shitje dhe kushtojnë nga 1-10 milionë dollarë.

Please follow and like us: