Albspirit

Media/News/Publishing

Rusi zgjohet në morg pasi kishte pirë shumë, tragjedia kthehet në aheng

morgiiiNjë burrë në Rusi u zgjua në morg pasi u shpall i vdekur, raportojnë mediat lokale. Para kësaj, ai kishte duke bërë garë me miqtë në pirjen e vodkas – dhe pas “zgjimit”, ai u kthye sërish në aheng. Një person u mor gabimisht si i vdekur pasi kishte pirë shumë, njoftoi të mërkurën gazeta lokale Khasanskiye Vesti.
Miqtë e tij e thirrën një ambulancë dhe personeli mjekësor me nxitim e deklaroi si të vdekur duke e dërguar në morg.Megjithatë, ai përfundimisht u kthye në jetë – duke e gjetur veten në një frigorifer morgu.
“Atë natë morgu lokal ishte i mbushur në kapacitetin e tij, trupat nuk ishin vetëm në rafte, por edhe në dyshemenë e dhomës frigorifer, ku ishte vendosur edhe personi në fjalë”, i tha gazetës Aleksey Stoyev, një zëdhënës i policisë.
“Në një moment, ai u zgjua, duke mos e ditur se ku ishte. Dhoma ishte shumë e errët dhe e ftohtë. Përveç kësaj ai ishte i pandërgjegjshëm për shkak të ndikimit të alkoolit. Në errësirë, ndjeu gjymtyrët e dikujt krejtësisht të ftohëta dhe nga frika doli te dera, por ajo ishte e mbyllur”.
“Ai filloi të ulëriste, duke kërkuar ndihmë dhe të trokasë në derë. Thirrjet e tij tërhoqën vëmendjen e rojeve të morgut, të cilët raportuan te mjekët. Ndërsa, këta të fundit njoftuan policinë”, raporton gazeta ruse. Hapja e derës nga policia bëri që ata të takohen me njeriun e “ringjallur”, që në panik doli nga dhoma, thuhet në raportin e policisë, të cilët pasi e kishin marrë atë në pyetje e kishin liruar.
Ai u kthye në vendin e ahengut, ku gjeti shokët e tij ende të dehur, por tani duke qëndrua mërzitshëm për atë. Personi që i hapi derën ishte tronditur dhe i kishte rënë të fikët, shkruan gazeta lokale. Më pas ata ju kthyen sërish festës, por tash një aheng për lindjen e tij për së dyti.

Please follow and like us: