Albspirit

Media/News/Publishing

Sanders sfidon Trump: Nëse mund Klinton, je i humbur

 Anjola Hamzaj

Kandidati demokrat për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Berni Sanders ka deklaruar se ai është personi i përshtatshëm për të mundur rivalin republikan Donald Trump.

“Më lejoni të jem shumë i qartë me ju. Nëse unë fitoj garën brenda partisë, Donalt Trump do të jetë i humbur. Çdo sondazh kombëtar i bërë në dy muaj e fundit tregon se ne do ta mundim Trump, dhe jo vetëm që do ta mundim, por do ta mundim me një diferencë shumë të madhe”, tha senatori nga Vermonti gjatë një fushate elektorale në Kaliforni.

Sanders gjithashtu theksoi faktin se ndryshe nga rivalja e tij Hilari Klinton, nuk ka mbështetjen e organizatave elektorale që merren me mbledhjen e fondeve për kandidatët, të njohura si Super Pacs ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës

“Ne nuk përfaqësojnë klasën miliardere. Ne nuk përfaqësojnë Wall Street. Ne nuk duam paratë e tyre”, tha Sanders.

Por, pavarësisht nga sulmet, kur u pyet nga NBC të dielën nëse do të pranonte të bëhej zëvendësi i Klinton në rast fitoreje të saj, ai nuk përjashtoi mundësinë, duke shtuar se për momentin fokusi është tek primaret.

Please follow and like us: