Albspirit

Media/News/Publishing

Shekspiri tymoste marijuanë    

WilliamShekspiri mund t’i ketë shkruar veprat e tij nën ndikimin e drogave, në veçanti të marijuanës.  Profesori i Universitetit të Witwatersrand në Johannesburg, Francis Thackeray, ka publikuar rezultatet e analizave të kryera në tubat e gjetura në kopshtin e poetit në Stratford-upon-Avon, ku del se gypat janë përdorur për të pirë cigare kanabisi.

Daily Mail raporton se grupi  i studiuesve të Afrikës së Jugut, të orientuar nga Thackeray ka analizuar përbërjen kimike të fragmenteve të tubave që vinë nga kopshti i shtëpisë së poetit dhe të vendeve fqinje. Pjesët e tubave të gjetur në banesë e Shekspirit kanë rezultuar me gjurmë të marijuanës, ndërsa ata nga kopshtet e afërta – sipas ekspertëve – janë përdorur për gjethet e kokainës.

Nëse studiuesit përjashtojnë mundësinë që Shekspiri të ketë përdoruar kokainë, nuk e përjashtojnë idenë se poeti mund të ketë përdorur marijuanë, duke pasur parasysh edhe llojin e njerëzve që shoqërohej Shakespeare, të cilët ishin të hapur në përdorimin e këtyre substancave. “Gjatë periudhës elizabetiane,-thotë profesor Thackeray, – si gjethet e marijuanës edhe ato të kokainës janë përdoruar për tu pirë si cigare”.

 

Please follow and like us: