Albspirit

Media/News/Publishing

Turqi: Gjermania të mos e njohë “gjenocidin” ndaj armenëve


Numan Kurtulmus

Turqia sot i ka tërhequr vërejtjen Gjermanisë kundër miratimit të rezolutës për njohjen e masakrës së Perandorisë Osmane kundër armenëve si “gjenocid”. Lidhur me këtë çështje pritet të votohet këtë javë. Vrasja e 1.5 milionë armenëve nga Perandoria Osmane, në periudhën 1915 – 1917, nga historianët gjërësisht shihet si gjenocidi i parë në shekullin e 20-të. Më se 20 vende tashmë e kanë njohur këtë gjenocid. Gjermania ende nuk e ka bërë këtë, por koalicioni qeverisës aktual e ka paraqitur propozimin për ta bërë njohjen. “Gjermania duhet të jetë e kujdesshme sa u përketë marrëdhënieve me Turqinë”, ka thënë zëvendëskryeministri i Turqisë, Numan Kurtulmus.

Please follow and like us: