Albspirit

Media/News/Publishing

Turqi – Zbulohet testamenti më i vjetër në botë

Në gërmimet arkeologjike që vazhdojnë në Kayseri është gjetur testamenti më i vjetër i botës.

26.06.2014

Turqi – Zbulohet testamenti më i vjetër në botë

Testamenti më i vjetër që dihet në botë është zbuluar në punimet e gërmimeve arkeologjike që vazhdojnë në zonën e Kültepe-se, e varur nga provinca e Kayser-it dhe një vendbanim prehistorik, ku Anadolli është njohur për herë të parë me shkrimin. Testamenti u gjet brenda në një varri të vjetër në zonën Kültepe dhe është i shkruar me kunj mbi një gurë. Sipas deshifrimit të testamentit një baba ndërsa është duke vdekur u ka lënë si trashëgimi të afërme një borxh. Siç mësohet testamenti është 4-mijë vjeçar. “Gjej të zotin e gomarit dhe jepi argjend”, i thotë babai të birit në këtë testament. Testamenti bashkë me veprat e tjera që janë gjetur gjatë gërmimeve vitin e ardhshëm do të hyjnë në Listën e UNESCO-s për Memorien Botërore.

Please follow and like us: