Albspirit

Media/News/Publishing

Uruguai, rreth-rrotullimi në ujë

uruguaiNjë urë e rrumbullakët në ujë. Gjendet në lagunën Garzon, në Uruguai, pak më tepër se 160 km nga kryeqyteti Montevideo dhe u lejon drejtuesve të mjeteve të përshkojnë një gji deri në bregun tjetër, duke shmangur kalimin në gjithë gjatësinë e tij.

uruguai1

Është projektuar nga arkitekti uruguaian Rafael Viñoly dhe e veçanta e tij qëndron në faktin se kthehet në një rreth-rrotullim të madh në momentin që kalohet uji.

uruguai2

Për arsye sigurie, me qëllim që të shmangen aksidentet e mundshme për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën mund të përshkohej nëse do të ishte në vijë të drejtë, forma e rrumbullakët e detyron drejtuesit e mjeteve të ngadalësojnë.

 

Please follow and like us: