Albspirit

Media/News/Publishing

Varros të gjallë të dashurën në një gropë betoni për t’u bërë i pasur (Video)

tanzaniNjë grua është gjetur e zhveshur brenda një grope të betonizuar ku ishte mbajtur për 8 muaj nga i dashuri i saj, pasi një fallxhore i kishte thënë këtij të fundit se nëse vepronte kështu do të bëhej i pasur. Ngjarja ka ndodhur në Tanzani, ku vajza që mendohet të jetë rreth 20 vjeçe, ishte prangosur në murin e ‘varrit’ të saj dhe ushqehej vetëm 2 herë në javë.

Nga videoja e publikuar në You tube shihet se vajza është tmerrësisht e dobësuar, pjesa e kurrizit i është shtrembëruar, ndërsa për shkak të errësirës ku kishte qëndruar për 8 muaj me radhë kishte probleme të theksuar me shikimin.

Media lokale në Tanzan raporton se i dashuri i vajzës e kishte ndërtuar vetë gropën prej betoni, pasi një fallxhore i kishte thënë të varroste njeriun që donte më shumë në mënyrë që të bëhej i pasur.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=tZmumVe04aU]

Please follow and like us: