Albspirit

Media/News/Publishing

Vdes Rupert Neudeck, gjermani që i ndihmoi shumë Kosovës

Vdes Rupert Neudeck, gjermani që i ndihmoi shumë Kosovës

Themeluesi i Cap Anamur, i cili ishte përfshirë në Kosovën e pas luftës për ta rindërtuar vendin, në baza humanitare, ka vdekur sot, njofton gazeta gjermane Die Welt.

Humanisti dhe gazetari, Rupert Neudeck, ka vdekur sot nga një sulm në zemër në moshën 77 vjeçare. Rupert Neudeck është krijuesi i “Helmetave të Gjelbërta” dhe bashkëthemeluesi i “Cap Anamur”. Neudeck ishte i angazhuar shumë për t’u ndihmuar refugjatëve. Për këtë ai ishte cilësuar një “ekstremist kur është fjala për bamirësi”.  Neudeck ka vdekur pas një operimi në zemër, pak kohë pasi ka festuar ditëlindjen. Ai u bë i njohur në mbarë botën, pasi kishte shpëtuar mijëra refugjatë vietnamezë në detin kinez, të ashtuquajturit, “Njerëzit e varkave”. Në bazë të disa të dhënave, Cap Anamur, me ndihma që kapin shumën mbi 58 milionë marka, gajtë operimit në Kosovë ka ndërtuar  5995 shtëpi. Kështu me ndihmën e kësaj organizate 78 fshatra janë bërë përsëri të banueshme. “Cap Anamur” kur kishte njoftuar për mbylljen e aktiviteteve në Kosovë. Në korrik të vitit 2001, në Këln kishte njoftuar se ndër të tjera të tjera ishin ndërtuar 9 shkolla, një spital dhe katër shkolla profesionale.  Neudeck kishte kritikuar ashpër liderët kosovarë kur kosovarët po largoheshin masivisht drejt Perëndimit. “Shteti është në duart e politikanëve të papërgjegjshëm dhe djallëzisht të korruptuar, gjithmonë mendojnë për të mirën e tyre – dhe jo për qytetarët. Më shumë, politikanët janë nganjëherë thjesht kriminelë. Kështu kryetari i një qyteti të madh të Kosovës është i dënuar për kontrabandë. E megjithatë njeriu është ende në detyrë” kishte thënë ai.

Please follow and like us: